Shtetet e Bashkuara te Amerikës zgjodhën ti japin një mesazh të fortë publik Sali Berishës. Amerikanët e kane shpallur non grata dhe nuk do e amnistojnë edhe pse ai po përgatit të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Yuri Kim u kujdes ta nënvizonte këtë pas detajeve që vendosi te ndajë për  mediat për takimin që pati me Enkelejd Alibeajn, te cilin SHBA e njeh si kryetar te komanduar te PD.

“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike dhe kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh.  SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë e të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësuam këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD. SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa “-tha Yuri Kim

Ky mesazh publik i ambasadores revoltoi shumë mbështetësit e Sali Berishës, të cilët kanë marre nën kontroll selinë e partisë.

Edi Paloka e  komentoi takimin si turp duke e sulmuar diplomaten amerikane si nxitëse te përçarjes së opozitës.

“Kjo zonja që uroi Ramën për “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill, që ka dalë hapur në mbështetje të qeverisë më te korruptuar në rajon ( siç e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe që prej kohësh është angazhuar në vetë të parë në percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim. Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine. Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare! “-tha Edi Paloka.

Enkelejd Alibeaj vendosi te mos komentojë, por u mjaftua me foton e shkrepur krah ambasadores Yuri Kim, i buzëqeshur dhe i qetë./ E.Kola

Top Channel