Prej vitesh mëngjese të tilla nuk janë parë në stacionin e trenit në Lezhë. Që prej 15 marsit pelegrinazhi në kishën e Laçit ka rikthyer udhëtimin me tren, udhëtim të cilit i bashkohet ekipi i Top Channel për rreth 1 orë.

Rritja e çmimit të karburantit apo dhe biletave të transportit publik ka rikthyer interesin e shumë qytetarëve të cilët udhëtojnë me vetëm 80 lekë nga Lezha në Laç.

Është lirë ndaj më pëlqen. Ndryshe nga atje në SHBA ku janë shtrenjtë, por ky tren duket sikur vjen nga Ukraina”, thotë një qytetar.

Një udhëtim jo fort i sigurt, me xhama të thyer apo sedilje të grisura e pavarësisht këtyre, ka bërë që të ketë më shumë passgjerë se asnjëherë tjetër ku ka dhe nga ata, të cilët udhëtimin e tyre e bëjnë në këmbë, duke mos mundur të sigurojnë një sedilje nga numri i lartë i pasagjerëve.

Udhëtimi ynë përfundon në stacionin hekurudhor Laç, udhëtimin i cili nuk ofronte kushtet më minimale dhe aspak siguri për jetën e pasagjerëve.

Top Channel