Akuzat e Biden për krime lufte, Kremlini: Janë të turpshme dhe të papranueshme

05/04/2022 14:34

Kremlini ka reaguar ditëne sotme pas thirrjeve të presidentit amerikan, Joe Biden për një gjyq për krime lufte kundër presidentit rus Vladimir Putin, ku tha se fyerjet personale janë të papranueshme dhe të turpshme.

Biden ka akuzuar Putinin për krime lufte për mizoritë që dyshohet se janë kryer nga forcat ruse në qytetin ukrainas Bucha.

“Fyerjet personale ndaj Presidentit të Rusisë vazhdojnë, dhe kjo është diçka hsuëm negative. Ne e konsiderojmë këtë të papranueshme dhe të turpshme të Presidentit të SHBA-së”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov para gazetarëve në një konferencë.

Top Channel