07:07
Talibanët shpërndajnë me dhunë protestuesit në Xhalalabad
Ektremistët talibanë sulmuan protestuesit në lindje të Afganistanit, që guxuan të heqin flamurin e talibanëve dhe ta zëvendësojnë me flamurin kombëtar. Dhjetëra vetë ishin mbledhur në qytetin lindor të Xhalalabadit dhe në një qytet tregtar jo larg, duke ngritur flamurin me tre ngjyra, një ditë para Ditës së Pavarësisë së Afganistanit, e cila feston traktatin e vitit 1919 që i dha fund sundimit britanik. Ata ulën flamurin e bardhë të talibanëve me një frazë fetare në të.