Eksportet bujqësore në rënie/ Për herë të parë pas 16 vitesh.  Instat 0.4% më pak se në 2020

19/01/2022 19:40

Pas 16 vitesh për herë të parë në Shqipëri eksportet e prodhimeve bujqësore shënuan rënie.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin e shkuar eksportet e perimeve dhe zarzavateve arritën 8.830 milion Lekë, me një rënie prej 0.4 %  në raport me vitin 2020. Kreu i Sindikatës të Fermerëve të Bashkuar, Eduart Sharka thotë se nëse bujqësia nuk subvencionohet si në vendit e rajonit, fermerët tanë do ta punojnë tokën gjithnjë e më pak.

“Eksportet do të binin sepse ky sektor është në zhvillim kaotik dhe i parregulluar. Interesi i fermerëve ka humbur për të punuar dhe për të prodhuar produktet bujqësore që shkonin për eksport. Interesi ka humbur sepse kostoja e produktit është e lartë, cmii i shitjes është i ulët, fitimi gjithashtu është në rënie, kjo e bën fermerin shqiptarë të ketë ekonomi të dobët. Në momentin që një sezon u shkëput për shkak të krizës së tregut, një sezon tjetër për shkak të cilësisë të dobët të imputeve bujqësore”, tha Sharka.

Tani kemi deklaruar që 30 %  këtë vit nuk kanë porositur fidanë për të mbjellë serat e tyre nuk kanë interes.”

Cilësia e dobët e fidanëve të domates, rritja e çmimit të preparateve bujqësore dhe mungesa e subvecioneve bëri që tregut europian t’i humbë interesi për prodhimet bujqësore shqiptare.

Top Channel