Zinxhiri i shpëtimit është komentuar gjatë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Disa prej banorëve nuk e kuptuan se pse Dj Dagz, i cili u eliminua pasi doli në nominim me Einxhel, nuk u shpëtua nga Egzona, Donaldi, Beatrix apo Monika.

Ndonëse të gjithë janë shprehur se Dagz është pozitiv dhe i sjellshëm, askush nuk e mendoi emrin e tij gjatë zinxhirit.

Teksa Iliri po bisedonte me Arjolën dhe Arbrin, me ironi tha: “vjehrra të zgjidhte Dagz?”.

Biseda mes banorëve:

Arjola: Ka shumë njerëz që Dagz-in e kanë pasur afër.

Iliri: Vjehrra do të zgjidhte Dagz-in? E pe ça i tha Dagz-i?

Arjola: Po shumë mirë që ia tha.

Iliri: Të shkojë tani t’i bëjë celebrimin Dagz-it.

Arjola: Nuk ka lidhje, mos e shiko me atë sy. Mos i kalku gjërat kështu. Pse e ke kap kaq keq me Monikën?

Iliri: Shumë keq. Për mua është kapitull i mbyllur. Po ta them edhe këtu që ta mbash mend. Ka dy ditë që e shikoj çfarë bën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel