Përfundon faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas, si do të devijohet lëvizja nga nesër

19/01/2022 17:54

Punimet për rehabilitimin e aksit rrugor që të çon në aeroportin e Rinasit do të vazhdojnë në një segment tjetër, pasi ka përfunduar puna në segmentin Qafë Kashar-Rinas.

Të enjten, ARRSH njofton se do të fillojë puna me fazën e dytë, në rrugën nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport.

Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 10 ditë. Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton drejtuesit e mjeteve, që të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në dalje autostradë-Drejtimi Durrës.

Si në fazën e parë dhe në fazën e dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).

FOTO GALERI
1/6

Top Channel