Dy gazetarë investigativë të drogës dhe korrupsionit vriten brenda një jave në Meksikë (fotot)

19/01/2022 17:14

Margarito Martínez Esquivel e José Luis Gamboa janë viktimat më të fundit të një prej vendeve më të rrezikshme në botë jashtë zonave të luftës.

Trupa e gazetarëve në Meksikë ka pësuar një tjetër nisje shjkatërrimtre të vitit pas vrasjes së dy gazetarëve që kishin guxuar të dokumentonin degradimin e vendit në spiralen e dhunës së nxitur nga trafiku i drogave dhe korrupsioni.

Margarito Martínez Esquivel, fotograf e gazetar kronike që bashkëshëpunonte shpesh me mediat e huaja, u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në qytetin verior të Tijuana mesditën e të hënës.

“Për fat të keq nuk mud të bëjë asgjë për të,” thotë bashkëshortja e tij e tronditur Elena Martínez, për të përditshmen  San Diego Union-Tribune – një nga gazetat e shumta ndërkombëtare me të cilat ai bashkëpunonte, siç ishin dhe BBC, Los Angeles Times apo Washington Post.

Vdekja e Martínez vjen një javë pasi një tjetër gazetar José Luis Gamboa, u qëllua për vdekje me thikë në shtetin lindor të Veracruz, një tjetër nga rajonet më të dhunshme të Meksikës.

Dy ditë më herët Gamboa, drejtori i një agjencie lajmesh e quajtur Inforegio, bëri thirrje për emërimin e një figure anti-droga që të mund të ngadalësojë dekadat e përshkallëzimit të gjakderdhjes.

Ai ankohej sesi disa pjesë të qeverisë në vend që të luftojnë trafikun e drogave, janë thithur në “një bashkëpunim të madh kriminal” me kartelet. “Popullata meksikane ende nuk e ka kuptuar sesa serioze është kjo,” shkruante Gamboa .

Dy vrasjet e fundit, ende të pashpjeguara – të cilat vijnë pas vrasjes së një tjetër gazetari vitin që shkoi kanë ndezur zemërim në vendin latin.

“Është shokuese të mendosh për këto vrasje që ndodhin kaq pranë njëra-tjetrës”, tha  Jan-Albert Hootsen, përfaqësues i Komitetit të Mbrojtjes së Gazetarëve në Meksikë.

Shoqata e gazetarëve në Tijuana me përfaqësinë e Yo Sí Soy Periodista (Po, jam një gazetar) ka kërkuar hetim të shpejtë mbi vrasjen e Martínez, i cili prej dy dekadash dokumentonte  krizën e sigurisë së qytetit kufitar dhe punonte për të përditshmen Zeta.

Grupi tha se Martínez është gazetari i 29-të meksikan që vritet që prej ardhjes në pushtet të presidentit Andrés Manuel López Obrador, në dhjetor 2018, me premtime per “paqesimin e vendit”.

FOTO GALERI
1/3
Margarito Martínez Esquivel, fotograf e gazetar kronike që bashkëshëpunonte shpesh me mediat e huaja, u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij

Top Channel