Aktori i njohur francez vdes pas aksidentit me ski në Alpe (fotot)

19/01/2022 17:35

Ulliel i cili ishte 37 vjeç, ka luajtur rolin e Hannibal Lecter në filmin e 2007, si dhe atë të manjatit të modës Yves Saint Laurent në filmin e 2014.

Aktori francez Gaspard Ulliel ka humbur jetën dje pas një aksidenti me ski në Alpe.

Ulliel ishte në spital të martën pas aksidentit në pistat e skive në Savoie, njoftuan autoritetet.

Përfaqësuesit e aktorit thanë se Ulliel vdiq të mërkurën.

Rrjeti lokal ‘France Bleu’ tha se ai ishte dërguar në spital pas një plage në kokë pasi me sa duket ishte përplasur me një tjetër skiator në pikën e takimit të dy pistave.

Mediat thanë se skiatori tjetër nuk u dërgua në spital.

Policia dhe prokurorët nuk dëshironin të diskutonin të tjera detaje të aksidentit.

Shërbimet malore të ndihmës dhe policisë thanë se në zonën e aksidentit kryehen çdo ditë mesatarisht pesë ose gjashtë ardhje në ndihmë prej aksidenteve me skiatorët, në periudhën aktuale kur bora është forcuar.

Në rajonin fqinjë të Haute-Savoie, një vajzë pesë vjeçare u vra të shtunën kur një skiator u përplas me shpejtësi me të.

Burri i ndalua dhe është akuzuar me vrasje nga pakujdesia.

FOTO GALERI
1/3
Aktori francez Gaspard Ulliel ka humbur jetën dje pas një aksidenti me ski në Alpe.

Top Channel