Kryeministri Edi Rama përmes këtij video-mesazhi promovoi pyetësorin drejtuar qytetarëve për 12 çështje të cilat ai i quan të rëndësishme dhe kërkon opinionin e qytetarëve shqiptarë.

Duke nisur nga ashpërsimi dënimit atyre që kryejnë krime ndaj fëmijëve dhe përsërisin dhunën në familje.

Legalizimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore, shtim ndëshkimi për kompanitë në evazion fiskal.

Ashpërsim masave për ndotësit e mjedisit. A duhet amnisti e parave të fituara në emigracion sikurse nëse qeveria duhet ta bëjë me detyrim vendosjes e pasjes të certifikatës së vaksinimit në të gjitha ambientet publike. Përfshi shkarkim të menjëhershëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve ende pa kaluar vetingun, nëse kryejnë shkelje. Nuk mungojnë pyetjet për Ballkanin e Hapur dhe integrimin evropian.

“Është koha të nxjerrim të gjithë mësimet tona nga këto tre dekada përpjekje demokratike dhe të mos lejojmë që llogoret partiake apo kacafytjet për interesa personale brenda tyre, të na marrin peng të ardhmen në emër të së shkuarës, të klisheve të vjetra “i djathtë” “i majtë”, të besnikërisë ndaj atij apo atij tjetrit. Është koha të flasim më shumë si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, se sa si luftëtarë llogoresh, mllefesh, inatesh kundër njëri-tjetrit. Është koha të dëgjohemi për mendimet dhe idetë e secilit për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë, e të këshillohemi së bashku për vendimet me rëndësi për familjen shqiptare”, tha Rama.

Në pyetësor nuk kas një pyetje për bujqësinë, sektor në të cilin punojnë dhe jetojnë 45% të Shqiptarëve, ndër kontributorët kryesor në GDP- Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Top Channel