Dinamo e fillon pjesën e dytë në sulm, Demiri dhe Ibraimi pranë golit

19/01/2022 18:12

Kukësi-Dinamo është ndeshja e parë e këtij sezoni të Abissnet Superores, e shtyrë për shkak të koronavirusit, teksa dy skuadrat përballen në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 16:45, me synimin për ta nisur mbarë vitin e ri.

Trajnerët Diego Longo kanë zgjedhur titullarët e përballjes së sotme. Trajneri italian ka vendosur t’i dhurojë nj fanellë titullari 18-vjeçarit Eogen Sula, teksa te Dinamo debutojnë Sabien Lilaj dhe braziliani Denisson.

Kukësi-Dinamo 0-0/ Kronika e ndeshjes:

61′ Kroson Denisson nga e majta, Agim Ibraimi nuk koordinohet mirë me kokë, topi përfundon jashtë.

47′ Rast i mirë për Dinamos, por Besir Demiri godet mbi tra pas topit të ardhur nga krahu i djathtë.

45+1′ Kundërsulm i shpejtë i Kukësit. Gjelbrim Taipi nis bukur Edison Ndrecën, por gjuajtja e anësorit të majtë është e pasaktë.

45′ Kroson Denisson nga këndorja, gjuan Eni Imami me kokë por topi përfundon mbi tra.

34′ Gabim i Samake në kthimin pas të topit, del Simoni që largon topin. Edi Basa tenton nga larg me portën e boshatisur, Sofranac shpëton portën.

20′ Zbritje e bukur e Dinamos. Shans i mirë për Malikjin, por lojtari i ekipit të Shkëmbit vonohet dhe mbyll Lulaj.

17′ Goditje dënimi për Dinamon. Gjuan kapiteni Ibraimi, grushton topin Angelo Tafas.

7′ Eni Imami nis bukur Agim Ibraimin, i cili nuk arrin të shmangë portierin Tafas. Arbitri anësor sinjalizon për pozicion të parregullt.

Kukësi (4-4-2): Tafas; Ndreca, Lulaj, Bytyçi, Sula; Gj. Taipi, Sh. Taipi, De Lucas, Hila; Feijao, Milunoviç. Trajner: Diego Longo.
Dinamo (4-4-2): Simoni; Samake, Imami, Sofranac, Maliqi; Lilaj, Demiri, Siljanovski, Sidibe, Ibraimi, Denisson. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Top Channel