Humb jetën një 3 vjeçare në spital/ E mitura u dërgua në spital me temperaturë të lartë

19/01/2022 15:05

Një fëmijë 3 vjeç nga fshati Kusarth ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së martës në spitalin pediatrik të Elbasanit ku është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fëmija është diagnostikuar me pneumoni bilaterale, insuficience respiratore akute dhe insuficience kardiake.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve shpëtimi i vajzës tre vjeçare ka qenë i pamundur. Babai i fëmijës thotë se e ka dërguar vajzën në spital me temperaturë të lartë në gjendje të rënduar për jetën.

Ka qenë policia e Elbasanit ajo që njoftoi vdekjen e vogëlushes në pediatri ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe mjekët që e pritën. Do të jetë më tej ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së fëmijës 3 vjeç në spital.

Top Channel