Amerikani që ka rrëmbyer mijëra ndjekës duke kënduar dhe kërcyer valle shqiptare flet në “Ftesë në 5”: Dua të vizitoj Shqipërinë

19/01/2022 17:27

22-vjeçari amerikan, i njohur si Klej Zezakaj ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve shqiptarë në TikTok, me videot ku këndon dhe kërcen shqip.

Në një intervistë në “Ftesë në 5”, ai tregon pasionin që ka pasur për të mësuar gjuhën shqipe dhe kulturën e vendit tonë.

Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk dëgjon shpesh për të. Thashë pse jo. Doja të mësoja një gjuhë të veçantë”.

Ai tregon dhe momentin kur miqtë shqiptarë i vendosën këtë emër, të cilin nuk e sheh si racizëm.

Shkova në një dasmë shqiptare. Miqtë e mi më thoshin do të të gjejmë një emër. E di që ca thonë që është racist, por s’më duket ashtu. Vendosa –aj në fund dhe e bëra Zezakaj”.

Klej rrëfen se ka takuar disa nga këngëtarët shqiptarë, madje ka mësuar të këndojë këngë të lehta dhe popullore: “Kam takuar me shokët Ledri Vulën, Dhurata Dorën, Capital T, Sinan Hoxhën e shumë të tjerë”.

‘Live”, në studio ai këndoi “Xhamadanin vija-vija” dhe një nga këngët e Ledrit, ndërsa thotë se i kupton të gjitha ato që thotë në shqip. Klej tregon se në planet e kësaj vere ka një vizitë në Kosovë dhe Shqipëri, pasi thotë se janë vende të mrekullueshme dhe ka shumë dëshirë t’i shohë nga afër.

@klej_zezakaj

@balkanbash @DJ Gimi-O neser WE OUTSIDE!!!! #fyp #foryoupage #foryourpage #albanian #kosova #balkanbash #balkan #djgimio #balkantiktok #positivevibes

♬ original sound – klej_zezakaj

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel