Formacionet e Kukësi-Dinamo/ Longo i beson një adoleshenti, dy debutues te kryeqytetasit

19/01/2022 16:37

Kukësi-Dinamo është ndeshja e parë e këtij sezoni të Abissnet Superores, e shtyrë për shkak të koronavirusit, teksa dy skuadrat përballen në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 16:45, me synimin për ta nisur mbarë vitin e ri.

Trajnerët Diego Longo kanë zgjedhur titullarët e përballjes së sotme. Trajneri italian ka vendosur t’i dhurojë një fanellë titullari 18-vjeçarit Eogen Sula, teksa te Dinamo debutojnë Sabien Lilaj dhe braziliani Denisson.

Kukësi (4-4-2): Tafas; Ndreca, Lulaj, Bytyçi, Sula; Gj. Taipi, Sh. Taipi, De Lucas, Hila; Feijao, Milunoviç. Trajner: Diego Longo.
Dinamo (4-4-2): Simoni; Samake, Imami, Sofranac, Maliqi; Lilaj, Demiri, Siljanovski, Sidibe, Ibraimi, Denisson. Trajner: Bledi Shkëmbi. 

Top Channel