Kredia për bizneset deri në nëntor të vitit 2021 pësoi një rënie të lehtë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Edhe pse 2021 është cilësuar si viti i rimëkëmbjes, bizneset nuk kanë preferuar të rrezikojnë në investime të reja. Kredinë për vitin e kaluar e shpëtoi sektori i ndërtimit që ka ardhur me 11 miliardë lekë rritje.

Eksperti i ekonomisë, Igli Tola shprehet se bankat dhe bizneset nuk kanë një bashkëpunim të mirë:

Një tregues tjetër që bie në sy sa i përket kredisë është balanca e keqe në krahasim me nivelin e depozitave

“Shumë prej bankave paratë e tyre i dërgojnë për të mbyllur problemet që mund të kenë me një filial jashtë vendit, sepse ka disa banka me kapital të huaj që i lejohet kjo gjë dhe mbajnë norma më të larta interesi.”

Sipas një ankete të realizuar nga Banka e Shqipërisë në qershor të 2021-it, biznesi i vogël dhe i mesëm kanë rritur gatishmërinë për t’ju drejtuar tregut të zi për të marrë para borxh, pasi në banka përballen me kritere mjaft të forta, gjë e cila doli në pah edhe gjatë tërheqjes së fondeve nga garancia sovrane.

Top Channel