Shembja e e banesave në zonën e 5 Majit në kuadër të projektit të rindërtimit, është shoqëruar me përplasje mes policisë dhe banorëve.

Sot ishte afati i fundit i vendour nga Bashkia e Tiranës për lirimin e banesave , por disa prej banorëve kundërshtuan.

Për një prej banorëve që refuzonte të linte banesën e tij, u desh ndërhyrja e efektivëve të policisë për ta larguar.

Disa të tjerë u dorëzuan dhe nisën me nxjerrjen e orendive shtëpiake dhe sendeve personale.

Nga projekti për lagjen e re të 5 Maji preken banorët e njësisë administrative nr.4 dhe nr.8 të cilët do të marrin kompensim të plotë, duke shkëmbyer banesën e tyre me një shtëpi në godina e reja që do të ndërtohen për të pastrehët nga tërmeti.

Deri në momentin që do të futen në shtëpinë e re këta banorët do të marrin bonusin e qirasë nga Bashkia e Tiranës.

Top Channel