Punimet për ndërtimin e Unazës Veriore të Tiranës kanë nisur dhe pritet të përfundojnë brenda 11 muajve.

Teksa ndoqi nga afër vijimin e punimeve në këtë kantier ndërtimi, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se pavarësisht kompleksitetit të veprës, projektit pritet të dorëzohet në kohë brenda afatit të përcaktuar në kontratë.

Problematike shtoi ministrja Balluku do të jetë çështja e shpronësimeve pasi një pjesë e banesave nëpër të cilat kalon gjurma e rrugës janë të palegalizuara.

Unaza Veriore e Tiranës pritet të krijojë akses në rrugën e Arbrit për të mundësuar hyrjen në kryeqytet dhe me përfundimin e saj do të lehtësohet edhe shpërndarja e trafikut, rënduar së tepërmi si rrjedhojë e punimeve që po kryhen në të gjithë veprën e Unazës së Madhe.

Top Channel