“Këshilla ime është të largohet, si kryeministër”/ Rama i përgjigjet Mustafa Nanos: Moral nga ti? Erdhe në zyrën time u shtrive në kolltuk dhe kërkove të bëheshe… ambasador 07/06 22:53
Ashtu siç ishte njoftuar, ka mbërritur në Presidencë, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ai është ftuar nga Presidenti Ilir Meta, në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Takimi i tyre nisi në 12: 30 për tu mbyllur vetëm 20 minuta më pas.
Më herët, Meta bëri të ditur nisjen e procedurave duke i dërguar një letër KQZ-së, ku i kërkoi informacion zyrtar për vakancat në pushtetin vendor.
Zgjedhjet pritet të prekin 6 bashki, ku kryetarët kanë humbur mandatin për shkaqe të ndryshme.
Top Channel