Dagz u eliminua natën e kaluar pasi doli në nominim me Einxhel, pas një zinxhiri shpëtimesh nga banorët e tjerë, ku çifti mbeti në fund.

Arbri doli jashtë shtëpisë mes lotësh, ndërsa Einxhel në momentet e fundit i deklaroi ndjenjat. “Të dua”, i tha ajo, ndërsa e puthi dhe e përcolli nga shtëpia.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ai falenderoi ndjekësit që e përkrahën në këtë rrugëtim. “Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe dashninë! Kjo eksperiencë nuk përshkruhet me fjalë. Fitova shumë më shumë se sa e paramendoja”, shkroi artisti.

Në një tjetër postim, teksa mban veshur bluzën e Einxhel veshur, Dagz shkruan për marrëdhënien romantike që nisi me moderatoren se ishte prova e diçkaje të veçantë, që me siguri do të vazhdojë jashtë shtëpisë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel