E martë, 08 Shkurt 2022
19:54
100 mijë aplikime për vizë gjermane/ Në Kosovë vijon emigrimi masiv. Të rinjtë kërkojnë punë në perëndim

Qytetarët e Kosovës për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, si zgjidhje po e shohin largimin nga vendi.

19:53
Macron kërkon bisedime/ Presidenti i Francës takon presidentin e Ukrainës: Kam garanci nga Putin

Presidenti francez Emmanuel Macron pas Moskës udhëtoi drejt Kievit në turin e tij të përpjekjes për të gjetur një zgjidhje të krizës.

19:52
Ngadalësojnë vaksinimet/ Të moshuarit pranuan vaksinën, më të rinjtë ishin dyshues

Ndërsa shumë vende po lirojnë mast kufizuese por nga ana tjetër po bëjnë të detyrueshëm vaksnën në Shqipëri, procesi i vaksinimit është frenuar.

19:52
Zogjtë emigratorë në parkun e Divjakës, më të pakët këtë vit (fotot)

Rrjeti AFP shkruante sot se mijëra zogj emigratorë mungonin sivjet në ndalesën e tyre të përvitshme në parkun kombëtar të Divjakës.

19:48
Abuzimi online me fëmijët/ Sot dita ndërkombëtare për internet të sigurt

Në Ditën Ndërkombëtare për Internet të sigurtë që është 8 shkurti, një e dhënë tronditëse është përfshirë në raportin e përvitshëm. 1 në 10 fëmijë janë abuzuar seksualisht, në vendin tonë.

19:48
Aksident në zonën e Brrylit/ Makina përplas 55-vjeçarin

Një 55-vjeç ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Tiranë, pasi është goditur nga një automjet.

19:39
Qeset ndalohen nga 1 qershori/ Prodhuesit shqiptarë kundërshtuan në Kuvend projektin e qeverisë

Ndalimi i qeseve plastike i rikthyer për diskutim ka ngjallur debate në Kuvend.

19:34
Florjana ‘shkrin’ Brunon, flirtime në takim dhe kërcim sensual në studio

Bruno u shpreh sot në “Për’puthen” se është menduar gjatë dhe do të fokusohet te Florjana.

19:14
Belgjika arreston 13 persona për terrorizëm

Policia në Belgjikë ka arrestuar 13 persona të martën pas bastisjeve në dhe përreth qytetit Antverp, si pjesë e një hetimi mbi aktivitetet e dyshuara terroriste.

19:06
Bruno heq dorë nga Efi dhe Mikela, bën deklaratën e fortë për konkurrenten e re

Bruno është një nga konkurrentët e “Për’puthen”, të cilin e kemi parë mjaft të afërt me disa nga vajzat.

19:00
E goditi 6 herë me thikë në gjoks dhe iku në kafe/ Bashkëshorti vrau gruan, e fshehu si vetëvrasje

Në orët e para të mëngjesit një tjetër grua është vrarë nga bashkëshorti i saj për motive xhelozie.

18:45
Nga Arta Marku te Gent Ibrahimi/ Presidenca zbulon 10 kandidatët për të zëvendësuar Kalon në Gjykatën Kushtetuese

Presidenca ka bërë publike listën me 10 kandidatët për vendin vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të Përparim Kalos, ndërsa mes tyre renditen Arta Marku dhe Gent Ibrahimi

18:43
Inceneratori i Fierit nis punën brenda 45 ditëve

Situata aktuale në inceneratorin e Fierit ka bërë që të zbresin në terren anetarët e komisionit hetimor për inceneratorët. Deputetët e opozitës theksuan se në këtë incenerator ende nuk ka nisur puna edhe pse sipas tyre koncensionari ka marrë pagesat. 

18:42
“Ti me dashnorët e tu…”, Meliku vazhdon të ofendojë Fjorin për videon intime

Fjori po përjeton një situatë të vështirë emocionale, pasi një video intime e saj u shpërnda në rrjet.

18:33
Rama po qeveris keq por është i pamundshëm, politikisht. Basha është gjithmonë vonë!

Analisti Skënder Minxhozi ishte i ftuar në një lidhje live në emisionin ‘Top Talk’ për ditën e sotme, ku tema e diskutimit ishte rreth aktualitetit në vend, ku duket se protagonizmin e arenës dhe vëmendjes publike, po e merr Presidenti Ilir Meta me reagimet e tij, ndërsa brenda 30 ditëve pritet që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim pro ose kundër shkarkimit të këtij të fundit, si President i Republikës së Shqipërisë.

18:28
Gruaja italiane gjendet e vdekur në shtëpi, e ulur në tavolinë në gjendje të mumifikuar (fotot)

Zbulimi i trupit të 70-vjeçares gati dy vjet pas vdekjes ka nxitur thirrje për kujdes më të mirë për të moshuarit në Itali.

18:22
Southampton para dy transfertash motivuese, trajneri jep informacione për dëmtimin e Brojës

Armando Broja mbylli ndeshjen ndaj Conventry-t në FA Cup me një dëmtim në gju, që trembi jo pak trajnerin e Southampton, Ralpf Hasenhuttl, megjithatë vetë ky i fundit ka dhënë lajme mjaft pozitive në konferencën për shtyp në prag të transfertës londineze ndaj Tottenham.

18:07
Sekretari Blinken vizitë në Australi, bisedime për frenimin e zgjerimit ushtarak të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po shkon në Australi, për të marrë pjesë në takime me homologët nga Australia, India dhe Japonia të përqendruara tek bashkëpunimi për sigurinë detare dhe sigurinë kibernetike, si edhe tek mënyrat për t’i bërë ballë “agresionit dhe shantazhit” në rajonin e Indo-Paqësorit.

18:00
Ilir Meta një politikan jashtë kohe. Skënder Minxhozi rrëfen arsyet

Në studion e ‘Top Talk’ për ditën e sotme ishte i ftuar në një lidhje live analisti Skënder Minxhozi, për t’i bërë një analizë aktualitetit në vend, ku duket se protagonizmin e arenës dhe vëmendjes publike, po e merr Presidenti Ilir Meta.

17:53
Turqi, administrimi i vaksinës TURKOVAC fillon në të gjitha qytetet e vendit

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca njoftoi se vaksina e prodhimit vendas kundër COVID-19, TURKOVAC ka filluar të administrohet në të gjitha 81 qytetet e vendit.

17:49
SHBA dhe BE: Votoni vetting-un! Deputetët ta shikojnë si çështje të interesit kombëtar

Me një deklaratë të përbashkët, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasada amerikane në Tiranë kërkojnë që të votohet zgjatja e afatit të vetting-ut.

17:47
Krokodili me gomën e motorit në qafë prej vitit 2016, lirohet më në fund nga fshatarët (fotot)

Pas gjashtë vjetësh me një rrotë gome të ngecur në qafën e tij, një krokodil i ujërave të kripura është çliruar thuajse nga mbytja në Indonezi.

17:32
Kosova regjistron dy viktima dhe 787 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 787 raste të reja me koronavirus, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë (MSH).

17:30
Gjashtë viktima nga Covid, rriten sërish rastet e reja në vend

Gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën, ndërkohë që janë regjistruar 841 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend.

17:26
Pse Gjermania është kaq e kujdesshme në krizën ukrainase

Në rast të një pushtimi rus të Ukrainës, për të cilin Shtetet e Bashkuara besojnë se është i pashmangshëm, disa vende anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të ofrojnë qindra mijëra euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë armë, dronë dhe dërgimin e trupave ushtarake ne vendet e Evropës Lindore.

17:22
Gjermania në gjuhë të përbashkët me SHBA-në për krizën në Ukrainë

Presidenti Joe Biden thotë se ai dhe kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz janë të një mendimi për hapat që duhen ndjekur lidhur me situatën e rrezikshme në Ukrainë, ku perspektiva e një pushtimi rus shqetëson gjithë Evropën.

17:17
Grabitësi hyn në shtëpinë e huaj, bën banjë, ha peshk dhe lë para për të rregulluar dritaren e thyer (fotot)

Teral Christesson ishte gjetur duke pirë birrë e duke ngrënë karkaleca në një shtëpi në New Mexico, teksa i tha më pas policisë së ishte penduar dhe kishte lënë para për të riparuar dëmet e shkaktuara.

17:16
Senegali mbërrin në shtëpi, festë e madhe për trofeun e parë

Senegali mposhti me penallti Egjiptin në finalen e Kupës së Afrikës duke iu gëzuar kështu suksesit të parë në historinë e tyre sa i takon trofeut të Kupës së Afrikës.

17:07
Spanja heq masën e mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme

Spanja ka njoftuar se do të heqë masën e mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme, pasi shkalla e infektimeve me COVID-19 ka filluar të bie dhe spitalet po raportojnë se numri i pacientëve po ashtu është më i ulët.

17:05
Donaldi bisedon me Beniadën, modelja i dhuron një puthje aktorit

Ditët e fundit, banorët e “Big Brother VIP” janë treguar miqësore me njëri-tjetrin.

16:51
Belgjika fillon me dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19

Belgjika do të fillojë me administrimin e dozës së katërt kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët.

16:47
SHBA/ Rritje e dezinformatave në platformat e medieve sociale

Përhapja e teorive të konspiracionit dhe informacioneve të rreme ose mashtruese, në internet dhe në platformat e medieve sociale, po i mban Shtetet e Bashkuara në një gjendje më të lartë gatishmërie, kur bëhet fjalë për sulme të mundshme terroriste.

16:44
Bashkëshorti iranian del me kokën e prerë të gruas 17-vjeçare në rrugë, pas vrasjes së radhës ‘për çështje nderi’ (fotot)

Një burrë iranian ka dalë në rrugë me kokën e prerë të gruas së tij të cilën tragjikisht e kishte vrarë në ato që njihen në vend si “çështje nderi”, teka ajo kishte tentuar të largohej nga vendi.

16:34
Ngacmoi seksualisht të miturën, dënohet me 4 vite burg pedofili (Vendimi i Apelit)

Shtetasi me inicialet K.Gj, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 vite burgim për ngacmimin seksual ndaj një vajze të mitur.

16:30
Shtrenjtohet energjia në Kosovë, konsumatorët që shpenzojnë deri 1000 kilovat do të paguajnë 10 euro më shumë

Bordi i Zyrës Rregullative të Energjisë në Kosovë miratoi sot vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiak që shpenzojnë mbi 800 kilovat.

16:26
Në Kiev kërkohen rrugë diplomatike, Koverda: Rusia nuk e njeh zgjidhjen e problemeve pa përdorur armët

Ukrainasit nuk shfaqen optimist për sa i përket gjetjes së një gjuhe të përbashkët diplomatike që do ndihmonte në uljen e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Shumë prej tyre do dëshironin që zgjidhja e këtij konflikti të vinte nga kjo rrugë, por siç duket, shanset janë të pakta, ata mendojnë se Federata Ruse dhe agjentët e tyre të shërbimit sekret nuk e njohin zgjidhjen e problemeve pa ndihmën e armëve.

16:23
Përdhunoi të miturën, e kërcënoi të vazhdonin lidhjen dhe të mos shkonte në shkollë, Apeli e lë në burg

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Par në Kurbin për shtetasin E.Gj. i cili është dënuar me 9 vite burg, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, të cilën e kërcënonte vazhdimisht për të vazhduar lidhjen me të, si dhe e kishte kanosur për të mos frekuentuar më shkollën.

16:13
Ronaldo shkon në stërvitje me Cadillac, makinën 180 mijë euroshe që i dhuroi Georgina për 37-vjetorin

Cristiano Ronaldo shkoi me një makinë të re në seancën stërvitore të Manchester United këtë të hënë.

16:11
Kremlini: Nuk mund të bëjmë marrëveshje me Francën, nuk është lidere e NATO-s

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se është e pamundur që Rusia dhe Franca të arrijnë një marrëveshje lidhur me krizën Rusi-Ukrainë.

15:46
BBC paralajmërimi: Kush vuan nga tensioni i lartë, kujdes me paracetamolin!

Njerëzit me tension të lartë gjaku që marrin vazhdimisht paracetamol, mund të jenë duke i shtuar vetes rrezikun e atakut në zemër dhe hemoragjisë cerebrale.

15:43
Këta janë tre skenarët e pushtimit rus të Ukrainës

Me gjithë intensitetin e lëvizje diplomatike për të çtensionuar situatën e brishtë dhe prag lufte mes Rusisë dhe Ukrainës, zhvillimet ushtarake nga të dyja palët zhvillohen paralelisht.

15:40
44 vjeçari Kanye West feston sërish me ‘sozinë” e Kim Kardashian, modelen 24 vjeçare Chaney Jones, fshin postimet për ish-gruan (fotot)

44 vjeçari Kanye West është parë sërish me modelen e Instagram, Chaney Jones në Malibu, e cila çuditërisht ngjan shumë me ish-gruan e tij Kim Kardashian, duke shtuar spekulimet për nje fiksim të reperit me modelen.

15:32
Flota ruse kalon ngushticën e Bosforit, Perëndimi në alarm!

Ministria ruse e mbrojtjes publikoi pamje që tregojnë anijet e flotës ruse duke kaluar në ngushticën e Bosforit dhe të Dardaneleve nga Mesdheu, në Detin e Zi për të marrë pjesë në një stërvitje masive detare, në mesin e krizës së Ukrainës.

15:24
Fermerët protestë në Greqi/ Bllokuan rrugën me traktorë pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Prej ditës së premte, në fillim në Greqinë qendrore dhe orët e fundit edhe në Greqinë e Veriut, duke parkuar qindra traktorë në autostradat kombëtare, fermerët kane filluar protestat e tyre kundër rritjes së kostove të energjisë, duke hedhur poshtë masat e mbështetjes së qeverisë dhe duke kërkuar më shumë ndihmë për të luftuar rritjen e çmimeve.

15:17
Regjistri on line, s’po funksionon/ Në shkollat në zonat rurale nuk ka as kompjuter dhe as internet

Krah regjistrit fizik, detyra e re e arsimtarëve është plotësimi i të dhënave të shkollës në një platformë virtuale që synon afrimin e mësuesve me prindërit për të mësuar në kohë reale notat e fëmijëve të tyre, mungesat, etj..

15:13
Stuhia dëmton serat në Divjakë. Dëmtohet një sipërfaqe e madhe me të mbjella

Përkeqësimi i motit mbrëmjen e së hënës u shkaktoi dëme fermerëve në Divjakë. stuhia që solli shi dhe erë të fortë dëmtoi serrat diellore duke u grisur plastmasin rrethues.

15:03
Bashkitë zhytur në borxhe/ Vora më keq nga të gjitha. Shkodra me 0 për qind detyrime

Varësi të lartë nga fondet e qeverisë dhe shumë borxhe.

14:58
Vitrina e librit/ Lista e Shindlerit- Thomas Keneally

Një vogëlushe me pallto të kuqe u bë katalizatori i shpëtimit të më shumë se 1 mijë hebrenjve, të destinuar për kampet e përqendrimit, në filmin e shumëvlerësuar “Lista e Shindlerit”.

14:56
Rama ironizon burokracinë e BE/ Kryeministri: Vetëm në Napoli s’ka burokraci, por ne kemi zgjedhur BE

Kryeminstri Edi Rama nuk e fsheh zhgënjimin ndaj Bashkimit Europian për zvarritjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në familjen europiane. Rezervat këtë herë i shprehu krah krah ambasadorit Luigi Soreca.

14:56
Shqipëria, numrin më të lartë të rasteve me Covid në rajon!

Shqipëria, thotë Euractiv, renditet e para në rajon dhe e pesta në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore për numrin e infeksioneve me COVID, të regjistruara në periudhën janar 2020-shtator 2021.

14:50
“Shoqja ime ishte e zënë”/Einxhel ironizon Beniadën për Donaldin (Video)

Einxhel ka filluar të bëhet xheloze nga marrëdhënia që Beniada ka krijuar me Donaldin.

14:49
Vitrina e librit/ Liza në botën e cudinavet- Lewis Carroll

Me rastin e 150-vjetorit të botimit të parë në Britani, botimet “Arka e Noes” sjell romanin ikonik të shkrimtarit Lewis Carroll, “Liza në botën e çudinavet”. Si një ndër kryeveprat e letërsisë botërore, “Liza në botën e çudinavet” është një kremtim i përhershëm për botën e letrave, e sidomos kur brenda një gjuhe “Lisa” rivjen në variante përkthimi të ndryshme. “Arka e Noes”, nëpërmjet këtij botimi, pati si qëllim t’i risjellë lexuesit variantin e parë, përkthimin e parë që i ka dhënë gjuha shqipe kësaj vepre, – e cila prej dekadash i ka munguar njohjes së lexuesit shqiptar”.

14:46
“Dështoi” me Putinin, Macron mbërrin në Kiev!

Pas bisedimeve në Moskë me Vladimir Putinin, të cilat nuk arritën ndonjë rezultat konkret për zhbllokimin e situatës, presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Kiev.

14:40
Mali i Zi në prag destabilizimi: Thirrje “për kryengritje”, shkarkohet kryeparlamentari!

Ligjvënësit e bllokut të vogël E Zeza mbi të Bardhë, pjesë e koalicionit qeverisës, së bashku me votat e opozitës, shkarkuan kryetarin e parlamentit në Malin e Zi, Aleksa Beçiç.

14:36
Elektrodë në shtyllën kurrizore, 30 vjeçari i paralizuar ngrihet në këmbë!

Hapat e parë, ishin diçka e jashtëzakonshme, ishte sikur të kisha lindur dhe një herë.

14:27
Kinezët nxjerrin testin e ri të koronavirusit: PCR me rezultatin në 4 minuta!

I saktë si PCR-ja dhe me rezultat që del brenda vetëm 4 minutash: shkencëtarët kinezë kanë krijuar një test të ri të koronavirusit, i cili sipas tyre është edhe i saktë, por edhe super i shpejtë.

14:25
“Jam rom, jo gabel!”, Geni i Nishtullës ndjehet i ofenduar prej ngjyrës së lëkurës

Racizmi vijon të ekzistojë në botë, pavarësisht se jetojmë në shekullin XXI. Ai është i pranishëm edhe në vendin  tonë dhe një prej pakicave që diskriminohen është ajo rome.

14:20
‘Gati për shpërndarje’/ Droga e stampuar me portretin e Putinit ‘lahet’ në plazhin e Libisë

Një sasi e madhe droge e stampuar me portretin e presidentit rus Vladimir Putin u zbulua nga policia në qytetin verilindor të Libisë Al Marj.

14:16
Përplasje në Kosovë, gjermanët kundërshtojnë restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, u shpreh i shqetësuar nga planet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, një zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare, që bashkëpunonte me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

14:06
Kaloi momentin mes jetës dhe vdekjes në fushën e blertë, Eriksen rikthehet më i fortë

Momentin kur mesfushori danez Christian Eriksen ra në tokë pasi pësoi arrest kardiak në mes të fushës, bota nuk do ta harrojë aq lehtësisht, por për futbollistin ajo ditë i ka ndryshuar 360 gradë jetën.

13:50
Nuk u vetëvra! Gruaja në Fier u godit 6 herë me thikë në gjoks, nga bashkëshorti (foto)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit, ku një grua 50-vjeçare është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vdekur. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por mënyra sesi viktima kishte marrë plagët vdekjeprurëse nga goditja me një thikë, sillte dyshime se nuk mund ta kishte kryer vetë aktin fatal.

13:29
Laboratorët përgjigje fiktive pa kryer analizat, Policia arreston infermierin pas investigimit të Fiks Fare

Pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, policia ka arrestuar infermierin e laboratorit që falsifikoi një dokument shëndetësor kundrejt shumës 15 euro, me qëllim kalimin e kufirit në drejtim të Maqedonisë.

13:16
Grabiti bankën për të marrë kursimet e tij, pronari i kafenesë kthehet në hero!

“Për çfarë vjedhje flisni? Paratë e tij mori”! Ky është qëndrimi i përgjithshëm në Liban sot për 37 vjeçarin Abdallah Assaii, pronar i një kafeneje i cili grabiti një bankë vetëm që të merrte prej andej paratë e tij.

13:09
Çfarë të bën dashuria…/ Donaldi stampon foton e Beatrix në bluzë (Video)

Një frymëzim i momentit i solli në mendje një ide disi të çmendur Donaldit. Ai vendosi të stampojë foton e Beatrix në bluzën e tij.

12:57
SPAK e merr si të pandehur, pezullohet nga detyra gjyqtari i KPA Ardian Hajdari

KPA ka vendosur të hënën më 7 shkurt të pezullojë nga detyra anëtarin Ardian Hajdari. Hajdari është marrë i pandehur nga SPAK.

12:51
Facebook nuk ikën nga Europa: Ankohet për bazën e të dhënave!

Meta, kompania mëmë e Facebook-ut, deklaroi se nuk planifikon të tërheqë shërbimet nga Evropa.

12:40
Krijon aplikacionin e veçantë/ Të riut nga Gjirokastra iu deshën dy vjet punë

Eni u apasionua pas teknologjisë që prej takimit të tij të parë me një kompjuter në moshën 10 vjeç.

12:35
Tirana fiton kupën/ Mundi Vllazninë në finalen e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj

Tirana është skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë në Basketboll për meshkuj. në finalen e zhvilluar në ‘Farie Hoti’, skuadra bardheblu iu imponua Vllaznisë duke e mundur me rezultatin 77-63 për të ngritur trofeun e këtij kompeticioni për të dytin vit radhazi. ishte një ndeshje e rivalizuar, fati i së cilës u zgjidh vetëm në periodën e fundit të saj.

12:34
Kriza në Ukrainë, Putin jep shenja tërheqje

Kjo e sotmja është një ditë e mbushur me lëvizje diplomatike që synojnë uljen e tensionit mes Rusisë dhe Ukrainës dhe vendosjen e vijave të kuqe ndaj presidentit Vladimir Putin. 

12:24
Lufta e gazit, Biden: Nëse Rusia pushton Ukrainën, i shkatërrojmë Nord Stream2!

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Sholz u përpoqën të shfaqin një front të bashkuar pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Por kur erdhi fjala tek gazsjellësi rus që do të furnizojë Gjermaninë me gaz.

12:17
Historia e modeles hungareze që u burgos padrejtësisht në Itali

Modelja hungareze 24-vjeçare, Greta Gila i ka kërkuar shtetit italian një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për arrestim të padrejtë.

12:06
SHBA kërcënon Kinën për Ukrainën: Në rast pushtimi, do ta pësoni edhe ju!

Dy ditë pas shtrëngimit të ngrohtë të duarve nga Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jingping, dhe show të tyre të forcimit të unitetit kundër ndërhyrjeve perëndimore, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se kjo i lidhte në një farë mënyre dy liderët nëse Kremlini vendos të pushtojë Ukrainën.

12:00
Nga martesa për letra angleze deri tek denoncimi se Drejtori i Tatimeve në Durrës u hakmor ndaj një biznesi/ Kallëzohen në prokurori 4 punonjëse të gjendjes civile

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar sot 4 raste të njësisë Antikorrupsion ku të tjerë punonjës të institucioneve shtetërore janë kallëzuar në prokurori për shkelje të ligjit.

11:59
Situata në vend nga reshjet e shiut dhe dëborës/ Dhjetëra fshatra pa energji elektrike

Situata në disa zona të vendit nuk paraqitet e mirë, pas uljes së temperaturave dhe reshjeve të shiut dhe borës.

11:59
Deklarata shokuese e Beniades: Nuk kam njohur asnjë djalë shqiptar (Video)

Bisedat të cilat po thellohen akoma më shumë janë ato të Donaldit dhe Beniadës.

11:46
Fluturim në lartësi të ulët dhe një“armë sekrete”- si mund ta “verbojë” Rusia NATO-n!

Në rastin e një konflikti me Rusinë, forcat ajrore të SHBA-së dhe NATO-s do të përballen me një problem, në dukje të vogël, por që mund të dëmtojë shumë: hapësirën ajrore midis forcave tokësore dhe bombarduesve nga lart.

11:37
Xhaçka tregon konkluzionet e Këshillit të BE: Të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka tha se konkluzionet e Këshillit të BE për dhjetorin janë  se duhet të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare e Shqipërisë.

11:30
Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian: Ne nuk fshihemi ndaj vetos së Bullgarisë

Taulant Balla në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin në Bashkimin Europian mohoi se qeveria po fshihet pas vetos së Bullgarisë, sepse Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka asgjë me Shqipërinë.

11:25
“Po i njëjti muhabet”Monika dhe Iliri flasin për debatin mes Einxhel dhe Donaldit

Monika dhe Iliri kanë folur për debatin mes Einxhel dhe Donaldit.

11:24
Ilirin e pret një surprizë e madhe nga vajza e tij pasi të dalë nga Big Brother VIP

Emily, vajza e Ilir Shaqirit ka një projekt, i cili do të jetë surprizë për babanë e saj, pasi të dalë nga Big Brother VIP.

11:22
Njëri hidhte mbetjet me kamionçinë, dy të tjerët e ruanin/ Arrestohen në flagrancë tre persona në Farkë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Farka”, për goditjen e krimeve mjedisore.

11:22
Si përfundoi historia me ish-partnerin, Beniada i rrëfen Donaldit eksperiencën e keqe (Video)

Marrëdhënia e Beniadës dhe Donaldit po bëhet akoma më miqësore. Në një bisedë të bërë, Beniada tregoi se si përfundoi historia e saj me ish-partnerin.

11:16
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë/ Ja akset ku duhen goma dimërore dhe zinxhirë

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës.

11:07
Puthja e famshme e Ilirit dhe Arjolës në Big Brother VIP/ Me kë u irritua gruaja e balerinit, Emanuela?

Emanuela, gruaja e Ilir Shaqirit në një lidhje me skype në Ëakë Up në Top Channel këtë mëngjes komentoi puthjen e famshme mes Ilirit dhe Arjolës.

11:00
Aksident në Tiranë/ Plagoset drejtuesja dhe pasagjerja, pas përplasjes me një mjet tjetër

Një aksident ka ndodhur në Bërxullë, ku janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin A. Sh., me mjetin me drejtuese shtetasen N. F.

10:58
Goditi pasuritë e kriminelëve shqiptarë, Gjykata Kushtetuese shqyrton OFL-në

Operacioni Forca e Ligjit është shqyrtuar sot në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa trupa është tërhequr për vendim.

10:54
Investigimi i “VOA-s” mbi shëndetësinë e Shqipërisë: Mungesë transparence me prokurimet dhe tenderët për Pandeminë Covid-19

Organizata Together for Life publikoi në Tiranë një raport, sipas të cilit prokurimet emergjente në përballimin e pandemisë nuk ishin transparente.

10:35
Lojëra fati në lokal/ Arrestohet pronari, nën hetim 10 klientë

Pronari i një lokali në Elbasan është arrestuar pasi kishte vendosur lokalin në dispozicion për lojëra fati.

10:21
Dëborë dhe erë e fortë Dibër/ Shumë njësi administrative pa energji elektrike

Në gjithë territorin e bashkisë Dibër, ka pasur reshje dëbore për gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit.

10:10
Basha në EPP për Ukrainën: PD mbështet përpjekjet e SHBA dhe BE për zgjidhje diplomatike

Kosova, rajoni dhe situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ishin pjesë e diskutimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ne Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.

09:34
E rëndë në Fier, 50-vjeçarja gjendet nga bashkëshorti e vdekur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit, ku një grua 50-vjeçare është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vdekur.

09:30
Fati i Presidentit në dorën e ‘Kushtetueses’/ Meta publikon përgjigjet e 72 pyetjeve 

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur me shkrim 72 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese.

09:28
Rënie gurësh dhe inertesh në Kukës, disa fshatra pa energji elektrike

Qarku i Kukësit prej së hënës në mbrëmje është përfshirë nga moti i keq me reshje dëborë e erë të fortë, ndërsa edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.

09:13
Emrat/ Tre të dënuarit ‘nuk zënë mend’, kapen në Qerret me drogë në makinë

Tre persona që po transportonin drogë me makinë janë arrestuar në Durrës në kuadër të operaionit “Qerreti”.

09:05
Elbasani përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore, në cilat akse duhet të qarkullohet me zinxhirë

Qarku Elbasan që  prej mbrëmjes së një dite më parë është përfshirë nga reshje shiu e dëbore.

08:58
Vazhdojnë bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore

Bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive botërore, do të rinisin më 8 shkurt në Vjenë, në kohën e paralajmërimeve nga Teherani se heqja e sanksioneve amerikane përbën “linjë të kuqe” për të zbatuar paktin sërish.

08:55
SHBA ofron 10 milionë dollarë për informacion rreth liderit të IS-K

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 10 milionë dollarë si shpërblim për ata që kanë informacione që ndihmojnë në identifikimin e liderit të degës së grupit, Shtetit Islamik në Afganistan (IS-K).

08:37
Aksident në Maqedoninë e Veriut, përfshihen dy ministrat e qeverisë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Ilindenska” në Maqedoninë e Veriut, ku janë përfshirë tre makina, mes tyre edhe ajo e ministrit të Financave, Fatmir Besimi.

08:26
Scholz në Uashington: SHBA-Gjermani “aleatët më të afërt”

Për herë të parë që nga marrja e detyrës kancelari gjerman Scholz u takua në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden. Scholz tha se SHBA-ja dhe Gjermania janë “aleatët më të afërt”.

08:23
Riparim i rrjetit elektrik, disa zona në Tiranë pa drita për disa orë

Disa zona në Tiranë këtë të martë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.