Macron kërkon bisedime/ Presidenti i Francës takon presidentin e Ukrainës: Kam garanci nga Putin

08/02/2022 19:53

Presidenti francez Emmanuel Macron pas Moskës udhëtoi drejt Kievit në turin e tij të përpjekjes për të gjetur një zgjidhje të krizës.

Takimi kryesor ishte me presidentin e Ukrainës, Volodymyr  Zelenski.

 “Ne presim që në një të ardhme të afërt, në përputhje me marrëveshjet e arritura gjatë Samitit të Parisit në dhjetor 2019, do të jemi në gjendje të zhvillojmë bisedimet e radhës ndërmjet liderëve të katërshes së Normandisë. Një hap i rëndësishëm në këtë rrugë është intensifikimi i dialogut në nivelin e këshilltarëve politikë. Kishim një takim të parë shumë të suksesshëm, presim një takim të dytë në ditët në vijim. Shpresojmë që takimi i 26 janarit dhe bisedimet e ardhshme në Berlin të na afrojnë me mbajtjen e formatit të Normandisë samiti”, tha Zelenksy.

Ndërsa presidenti Macron theksoi rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve ndërsa tregoi se putin i kishte premtuar se nuk do kishte përshkallëzim të situatës:

“Në bazë të këtij angazhimi të dyfishtë, rus dhe ukrainas, ne tani kemi mundësinë për t’i çuar përpara këto negociata. Është humbur shumë kohë duke vënë në pikëpyetje këtë apo atë format dhe këtë apo atë metodë të negociatave. Unë besoj se Tani është koha që të gjithë pjesëmarrësit në këto negociata të angazhohen në një dialog me mirëbesim, dhe rruga është e mundur, dhe ne jemi të gatshëm, për sa i përket Gjermanisë dhe Francës, t’ju shoqërojmë në këtë rrugë”.

 

Top Channel