Disa zona në Tiranë këtë të martë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas OSHEE-së, për shkak të punimeve dhe të mirëmbajtjes së rrjetit do të ketë shkëputje të energjisë në disa zona.

Sipas njoftimit energjia do të stakohet në: rruga “Myslym Keta”, rruga “Tasim Shehu” dhe pjesërisht rruga “Siri Kodra, “Rruga e Dibrës”, zona pranë ish-uzina “Dinamo e Vjetër, Babrru, Rruga “Riza Cërova”.

“Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 8 shkurt do të kryhen punime në një nga kabinat e fiderit A11 të NST Rajonal dhe në NST Karbit. Pa energji mbeten këto zona në Tiranë 09:00-15:00. Pjesërisht: rruga “Myslym Keta”, rruga “Tasim Shehu” 10:00-14:00.

Pjesërisht rruga “Siri Kodra, “Rruga e Dibrës”, zona pranë ish-uzina “Dinamo e Vjetër, Babrru, Rruga “Riza Cërova””, sipas njoftimit të OSHEE.

Top Channel