Ndalimi i qeseve plastike i rikthyer për diskutim ka ngjallur debate në Kuvend.

Teksa prodhuesit shqiptarë kanë kundërshtuar nismën e qeverisë për ndalimin e prodhimin e qeseve plastike, shoqatat e biznesit të thirrur në seancë dëgjimore mbajtën një qëndrim të dyzuar. Ndërsa vlerësuan pozitive nismën për mbrojtjen e mjedisit, propozuan edhe alternativa për zëvendësimin e qeseve plastike.

“Qëndrimi ynë si Bashkim Tregtar është i dykahshëm. Ne jemi pro çdo nisme që merret në mbrojtje të mjedisit. Por, qëndrimi i kahut tjetër është se duhet të ketë një alternativë dhe është ajo që parashikon legjislacioni evropian, pra produkte të tjera që janë me origjinë bimore dhe të biodegradueshme”, u shpreh Pogaçi.

“Në rast se aprovohet kështu siç është ligji, çfarë propozoni?”, u shpreh Pëllumbi.

“Pjesa tjetër mund të tregtohen me copë edhe në markete, sepse është lejuar”, tha Pogaçi.

Deputetët e komisionit të veprimtarive prodhuese shprehën rezerva lidhur me ndryshimet ligjore dhe kërkuan rishikimin e draftit. Ata propozuan që t’u lihet më shumë kohë bizneseve deri në gjetjen e një zgjidhje.

“Ne po bëjmë një arnim ligji. Është mirë që të tërhiqet ky ligj dhe të bëhet një ligj si duhet. Ky është i përshpejtuar dhe ligji nuk duhet të kalojë. Duhet të plotësohet si duhet”, tha deputeti Veizaj

Nëse ligji merr miratimin e Parlamentit nga 1 qershori i këtij viti përdorimi i qeseve plastike nuk do të lejohet, duke u bërë kështu vendi i parë në Europë që ndërmerr një nismë të tillë. Pas kësaj date, parashikohen penalitete deri në 1.5 milionë lekë gjobë për prodhuesit apo importuesit e tyre.

Top Channel