Eni u apasionua pas teknologjisë që prej takimit të tij të parë me një kompjuter në moshën 10 vjeç.

Që atëherë ka shpenzuar mijëra orë për të mësuar gjuhët e programimit dhe për të sjellë një aplikacion i vetmi në llojin e tij në botë i dedikuar për përdoruesit e rrjetit, inxhinierët apo studentët e elektronikës.

Pas një punë që i ka marrë më shumë se dy vjet ai tregon se programi po i vjen në ndihmë mijëra përdoruesve në të gjithë botën ndërsa ka dhuruar qindra licensa falas për të rinj që e kanë pasion programimin.

Programimi është kthyer në një profesion të së ardhmes por megjithatë ende pak të rinj e gjejnë veten brenda kësaj fushe.

Eni Kokalari: Mbaj mend që tani se si kurioziteti më bëri që të njihja programet ose lojërat që luanim. Ky kuriozitet më shtyu për të studiuar në mënyrë autodidakte vetë. Lindi nevoja e krijimit të një programi të automatizuar ku pa dashur prekje njerëzore, ky program kishte të mundur të bënte lajmërimin tim në mënyrë automatike kur një paisje kishte probleme. Duke e nisur me një projekt personal filloi dhe u rrit kështu mendova ta bëja projekt global sot është i vetmi program në llojin e tij i cili nuk ka asnjë  konkurrent tjetër. Teknologjia sot është e ardhmja është e pamundur të  mos  kesh punë.

Top Channel