Me rastin e 150-vjetorit të botimit të parë në Britani, botimet “Arka e Noes” sjell romanin ikonik të shkrimtarit Lewis Carroll, “Liza në botën e çudinavet”. Si një ndër kryeveprat e letërsisë botërore, “Liza në botën e çudinavet” është një kremtim i përhershëm për botën e letrave, e sidomos kur brenda një gjuhe “Lisa” rivjen në variante përkthimi të ndryshme. “Arka e Noes”, nëpërmjet këtij botimi, pati si qëllim t’i risjellë lexuesit variantin e parë, përkthimin e parë që i ka dhënë gjuha shqipe kësaj vepre, – e cila prej dekadash i ka munguar njohjes së lexuesit shqiptar”.

Që “Liza në botën e çudirave” është një kryevepër në letërsinë anglo-saksone, kjo është një e vërtetë e njohur botërisht. Në një përkujtim zyrtar të autorit të saj, Lewis Carroll, mori pjesë dhe vetë kryeministri britanik i cili theksoi dhe lavdëroi pa kursim shërbimin e pacmueshëm që libri ka bërë drejt formimit mendor dhe krijimit të shijes së leximit në miliona e miliona fëmijë britanikë dhe të vendeve në gjuhët e të cilëve është përkthyer.
Sot libri ka ardhur nën një version të ri,me përkthimin e dy emrave të njohur (B. Cela dhe H. Cela), të cilët shkruajnë në parathënien e tyre të vitit 1944 se e patën filluar punën shumë vite më parë (bëhet fjalë për disa kohë para 1944 kur dhe u botua) dhe se pas një përpjekje të gjatë e të mundimshme më në fund mundën ta bëjnë gati për ribotim.

Në cilësinë e përkthyesit, ata shkruajnë se “një gjë na jep guxim dhe na bën të ndihemi krenarë, vetëdija se po iu vemë në dorë lexuesit të vogël një “dhuratë” të rrallë sic është “Liza në botën e çudirave”, një libër për letërsinë për fëmijë, e cila është aq dhimbsurisht e varfër..”
Sot kur e lexon librin e ribotuar në këtë version të vitit 1944, duket qartë përkthimi mjeshtërisht në dialektin elbasanas, një nga romanet me shumë gjasë më të lexuar dhe më të njohur të shekujve të fundit.

Versioni i ribotuar së fundmi i Lizës, fillimisht botuar në vitin 1944 nga dy martirët Hysen Cela dhe Beqir Cela, studentë të shkëlqyer të shkollës së Harry Fultz, libri u soll në gjuhën shqipe me kërkesën rigorozë për të respektuar standartet moshore dhe psikologjike të fëmijës shqiptar në formim e sipër. Liza në botën e çudirave njohu të tjera përkthime në vitet që pasuan 1944. Dhe do të ishte harruar ky përkthim i bukur dhe i kulluar i dy të rinjve martirë sikur fare rastësisht në një rruginë tiranase , mes pirgut të librave të vjetër të mos dallohej kryevepra, kjo lloj Lize tashmë 77 vjecare.
Një ndër risitë e këtij botimi është edhe pajisja e këtij libri me ilustrimet me ngjyra të Arthur Rackham të shtypura në letër kalku. Gjithashtu, ky botim është pajisur me një parathënie nga Dr. Natasha Poroçani Shuteriqi.

Detaje të librit

Titulli i librit: Liza në botën e cudinavet
Autor: Lewis Carroll
Gjinia: Roman
Përktheu: Hysejn Cela & Beqir Cela
Viti I botimit: 2021
Shtëpia e botimit: Arka e Noes

Top Channel