Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, autori zbrazi 10 plumba drejt tij, tentoi të ekzekutonte edhe një person tjetër në vendngjarje

08/06/2026 16:27

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, pas të shtënave me armë humbi jetën 27-vjeçari Ardian Baloshi.

Në vendin e ngjarjes në Paskuqan janë gjetur 10 gëzhoja, ndërsa dyshohet se autori ka tentuar të vrasë edhe një person tjetër, por ai i ka shpëtuar të shtënave.

Autori i dyshuar Sadik Llanaj, është konsideruar i rrezikshëm nga policia edhe për faktin se ka armën me vete, ndërsa mësohet se plumbat e kanë kapur në kokë 27-vjeçarin.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e tij.

Top Channel