“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia apel qytetarëve 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, pas të shtënave me armë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se viktima 27-vjeçari Ardian Baloshi është qëlluar në rrugë. Në momentin që është vrarë viktima ka qenë me shokët e tij.
Ndërkohë autori i dyshuar, 39-vjeçari Sadik Llanaj, ka qenë në makinë në momentin që ka shkrepur armën. Si autori i dyshuar ashtu edhe viktima ishin shokë, por edhe fqinj me njëri-tjetrin.
26-vjeçari Ardian Baloshi është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.
Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, ku gjithashtu mësohet se përplasja mes dy personave ka ndodhur pranë një kalçetoje.
Përveç policisë e cika është në kërkim të autorit, në operacion janë përfshirë edhe forcat RENEA.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Paskuqanit, ku pas të shtënave me armë zjarri, ka humbur jetën 27-vjeçari Ardian Baloshi.
Sipas bluve, konflikti ka nisur për motive të dobëta, por që përfundoi tragjikisht në vrasje.
Top Channel