Vrasje me armë zjarri në Paskuqan/ Një person humb jetën në Spitalin e Traumës, përplasja nisi pranë një kalçetoje
08/06/2026 11:55
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Paskuqanit, ku një person ka humbur jetën, sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.
26-vjeçari Ardian Baloshi është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.
Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes , ndërkohë që Sadik Llanaj është autori i dyshuar.
Gjithashtu mësohet se përplasja mes dy personave ka ndodhur pranë një kalçetoje.
Top Channel