Rrethi Katror/ “Një nga njerëzit kryesorë që manipulon protestën është marksisti Arlind Qori”, Alfred Cako: Gruaja e tij ka pasur dorë në fondet e Sorosit

08/06/2026 13:26

Në puntatën e fundit të “Rrethit Katror” në “E Diell”, Alfred Cako u ndal te protestat për Zvërnecin.

Ai u shpreh se Arlind Qori është një nga njerëzit kryesorë që manipulon protestën, duke shtuar se bashkëshortja e tij ka pasur në dorë fondet e Sorosit.

“Një nga njerëzit kryesor që i manipulon ata të dalin atje është Arlind Qori. Arlind Qori është një parti e majtë komuniste, marksiste. Dihet që ku ka parti ekstremiste të majta, s’diskutohet që ka sponsorizime sorosiane kudo në botë. Përpara se të zgjedhin ‘Rilindasit’ e Ramës, Sorosi zgjedh 1000 herë më përpara Arlindin.

Gruaja e Arlindit, dihet që ka pasur dorë në këto fondet e shoqërisë së hapur, edhe në bashki ka qenë e preferuara në financat nga Erion Veliaj. Arlindi është një njeri i Erion Veliajt. Në SPAK është lufta mes sorosianëve dhe DASH-it.

Sorosianët i bëjnë presion që ta nxjerrin Erion Veliajn, kurse DASH-i dhe ambasadori që do vijë do vendosë theksin te dënimi i Erion Veliajt. Nëse bie Rama, del Erion Veliaj nga burgu dhe bashkë me Spiropalin mund t’i marrin partinë Ramës. Nëse ai është sot me Berishën dhe me Trump-in dhe rrëzohet nga pushteti, çfarë duhet të bëhet?

Njerëzit që dalin aty, nuk i dinë pisllëqet e këtyre njerëzve që mbajnë mikrofonin. Këta dalin me pastërti. I vetmi shpëtim, kjo lëvizje kaq e mirë, është lëvizja më e madhe në Shqipëri pas 36 vitesh. Për të përmbysur klasën e vjetër politike.

Shpëtimi është që të dalin sa më shumë në shesh, prindër e fëmijë dhe të mos lejojnë këta manipulatorët që ta kthejnë në një luftë brenda së majtës, Veliaj-Rama, ose Soros-Trump. Aty të triumfojnë interesat e shqiptarëve”, tha Cako.

Top Channel