Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet
Policia e Tiranës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Arbian Baloshi në Kamëz.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, Sadik Llani, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe dyshohet se është i armatosur. Për këtë arsye, policia u ka kërkuar banorëve të Kamzës dhe zonave përreth të tregojnë vigjilencë dhe të shmangin çdo ndërhyrje të drejtpërdrejtë në rast se e konstatojnë atë.
Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.
Policia u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion mbi vendndodhjen e Sadik Llanit ta raportojnë menjëherë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin emergjent 112.
Për të nxitur bashkëpunimin e publikut, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, duke garantuar njëkohësisht konfidencialitet të plotë për çdo denoncim apo informacion të dhënë nga qytetarët.
Policia e Tiranës:
Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz.
Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit A. B., 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Policia e Tiranës garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.
Top Channel