Në Ditën Ndërkombëtare për Internet të sigurtë që është 8 shkurti, një e dhënë tronditëse është përfshirë në raportin e përvitshëm. 1 në 10 fëmijë janë abuzuar seksualisht, në vendin tonë.

Altin Hazizaj: Dhuna dhe ngacmimet seksuale të fëmijëve në internet vazhdojnë në shifra të larta!
Të dhënat kryesore të Raportit tregojnë se: Numri i faqeve të raportuara të materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale me fëmijët, krahasuar me periudhën përpara Covid, u trefishuan gjatë vitit 2021. Mbi 2800 faqe me përmbajtje të dhunës seksuale me fëmijë u raportuan pranë Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri.

Djemtë vijojnë të raportojnë 2 herë më shumë sesa vajzat në ISIGURT.AL, por vajzat janë viktimat kryesore të dhunës dhe ngacmimeve seksuale në internet.
Mosha më e prekur e fëmijëve dhe adoleshentëve nga incidentet në internet është grup-mosha 15-17 vjeç, e cila përbën rreth 47% të të gjithë incidenteve të raportuara.

Qytetet kryesore nga ku raportohen incidentet janë: Tirana (thuajse 50% e incidenteve) e ndjekur nga Elbasani, Fieri, Durrës, Peqin dhe Vlorë.

Instagrami paraqitet si platforma më me shumë incidente të raportuara ndaj fëmijëve dhe të rinjve, e ndjekur nga Youtube dhe Facebook.

Të dhënat e AKEP, INSTAT dhe kompanive të internetit, tregojnë se të paktën 80 përqind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri kanë akses në internet të shpejtë dhe pakufizim. Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë akses të pakontrolluar në internet, për shkak të pajisjeve inteligjente që ata përdorin për t’u arsimuar, sidomos gjatë kohës kur shkollat e mbyllën masivisht.

Top Channel