44 vjeçari Kanye West feston sërish me ‘sozinë” e Kim Kardashian, modelen 24 vjeçare Chaney Jones, fshin postimet për ish-gruan (fotot)

08/02/2022 15:40

44 vjeçari Kanye West është parë sërish me modelen e Instagram, Chaney Jones në Malibu, e cila çuditërisht ngjan shumë me ish-gruan e tij Kim Kardashian, duke shtuar spekulimet për nje fiksim të reperit me modelen.

West po mbante një seancë dëgjimi për albumin e tij të ri muzikor Donda 2, ku merrnin pjesë ish i dashuri i kunatës Khloe Kardashian, Travis Scott.

Zhvillimi vjen teksa Kanye kishte fshirë të gjithë postimet e Kim dhe të fëmijëve të tyre nga llogaria në Instagram.

Ndërsa e dashura e re Chaney, e cila ka një ngjashmëri të çuditshme me ish-gruan e West, ishte veshur me një kostum ‘body’ që theksonte format e saj të bëshme, ndërsa dhe javën e kaluar ishte parë me Kanye në rezortet e Malibu.

Nuk dihet shumë për të dashurën e re të Kanye, Chaney, përveçse është një modele që ka më shumë se 100 000 ndjekës në rrjetin Instagram.

Vitin e kaluar ajo kishte njoftuar hapjen e klinikës së saj të shëndetit mendor në Atlanta, Georgia, pasi u kishte thënë ndjekësve të saj se ishte e lumtur të rikthehej në universitet për studimet Mater.

Ndërsa Kanye kishte ndaluar debatet e tij të zakonshme me Kim kësaj jave, duke u fokusuar në dokumentarin e ri autobiografik “Jeen-yuhs: A Kanye Trilogy”.

Dy ditë më parë pamje të shpërndara në rrjet tregonin Kanye që kalonte kohë me fëmijët e tij mes të cilëve gjashtëvjeçarin Saint, dhe dy-vjecarin Psalm, imazhe që janë hequr tashmë nga llogaria në Instagram, ku kanë mbetur vetëm postimet për karrierën dhe sipërmarrjet e biznesit.

Top Channel