Qarku Elbasan që  prej mbrëmjes së një dite më parë është përfshirë nga reshje shiu e dëbore.

Nga raportimet e strukturave të Emergjencave Civile në bashki rezulton se situata është nën kontroll. Akset rrugore janë të hapura. Ka pasur prezencë inertesh në aksin Gramsh-Moglicë.

Prezencë dëbore ka pasur në aksin Elbasan-Gjinar ku në orët e para ka krijuar pak problematika në qarkullim, por tani rruga është e hapur.

Në rrugët e fshatrave që lidhen me Njësinë Administrative  Labinot Mal dhe në segmentin Lunik-Klenjë të aksit rrugor nacional Librazhd-Sterblevë duhet që lëvizja të kryhet me zinxhirë.

Deri më tani nuk ka probleme me prurjet e lumenjve dhe përrenjve në qark, ndërsa furnizimi me energji elektrike paraqitet pa probleme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel