LIVE/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Qarku Elbasan që prej mbrëmjes së një dite më parë është përfshirë nga reshje shiu e dëbore.
Nga raportimet e strukturave të Emergjencave Civile në bashki rezulton se situata është nën kontroll. Akset rrugore janë të hapura. Ka pasur prezencë inertesh në aksin Gramsh-Moglicë.
Prezencë dëbore ka pasur në aksin Elbasan-Gjinar ku në orët e para ka krijuar pak problematika në qarkullim, por tani rruga është e hapur.
Në rrugët e fshatrave që lidhen me Njësinë Administrative Labinot Mal dhe në segmentin Lunik-Klenjë të aksit rrugor nacional Librazhd-Sterblevë duhet që lëvizja të kryhet me zinxhirë.
Deri më tani nuk ka probleme me prurjet e lumenjve dhe përrenjve në qark, ndërsa furnizimi me energji elektrike paraqitet pa probleme.
Top Channel