Justina Shiroka Pula, ish-ministrja e Thaçit që u bë zgjidhja e Kurtit në një nga momentet më kyçe të Kosovës Rreth tre muaj kohë ka Kosova që të përmbushë 27 hapa të reformave e t`i raportojë Bashkimit Evropian për punën e bërë. Reformat që duhet të përmbushen deri në fund të muajit dhjetor, sipas Bashkimit Evropian, kanë vlerën 165.8 milionë euro.
Në një reagim për “KOHA”, a Zyra e BE-së në Kosovë thotë se përmbushja e hapave deri në muajin qershor është ende duke u vlerësuar.
“Siç e dini, Kosova mund të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, me kusht që të përmbushë reformat e përzgjedhura në kuadër të Axhendës së Reformave të miratuar, si dhe parakushtet dhe kushtet e përgjithshme.
Disbursimi i fondeve nga BE-ja varet nga vlerësimi i përmbushjes së hapave të përcaktuar në Agjendën e Reformave, si dhe nga respektimi i kushteve të përgjithshme dhe parakushteve”, tha zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Nikola Gaon.
Po ashtu, BE pret qw pas zgjedhjes sw presidentes Justina Shiroka-Pula të rivendoset stabiliteti institucional, që do t`i mundësonte Kosovës “të përfitojë plotësisht nga mundësitë që ofron BE-ja, përfshirë Planin e Rritjes”.
Në kuadër të fondit prej 6 miliardë eurosh të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Kosova në dispozicion ka mbi 800 milionë euro. Afati për shfrytëzimin e tyre skadon në verën e vitit 2027. Nëse shtetet nuk përmbushin reformat në kohë, mjetet i kthehen buxhetit të bllokut evropian.
Deri më tani, Kosova nuk ka marrë asnjë pagesë të rregullt, përveç parafinancimit prej 61.8 milionë eurosh, të ndarë në prill të këtij viti.
Top Channel