Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë/ Ja akset ku duhen goma dimërore dhe zinxhirë

08/02/2022 11:16

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës.

Intensitet më të lartë të dëborës ka pasur në Qafën e Thanës, në Qafë Pllocc, në Qafë Qarr.

Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme por këshillohet përdorimi i gomave dimërore ndërsa në aksin turistik Korccë-Dardhë këshillohet përdorimi i zinxhirëve.

Reshje pritet të ketë gjatë gjithë natës ndërkohë firmat kontraktore janë në terren për të mbajtur hapur të gjitha akset.

Top Channel