Aksident në Tiranë/ Plagoset drejtuesja dhe pasagjerja, pas përplasjes me një mjet tjetër

08/02/2022 11:00
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Bërxullë, ku janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin A. Sh., me mjetin me drejtuese shtetasen N. F.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja N. F., dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja M. M., të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel