E rëndë në Fier, 50-vjeçarja gjendet nga bashkëshorti e vdekur

08/02/2022 09:34

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit, ku një grua 50-vjeçare është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vdekur.

Pas njoftimit në sallën operative nga kunati i viktimës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Policia thotë se Valdete Manaj  ka kryer vetëvrasje duke goditur veten disa herë me thikë në gjoks, ndërsa ende mbetet e paqartë ngjarja.

Sipas informacioneve, ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, por ende nuk janë të qarta rrethanat. Të gjithë familjarët po merren në pyetje nga policia.

Ata njihen si familje e qetë, sipas komshinjve, ndërsa një ditë më parë, gruaja nisi djalin për emigrim në Gjermani.

“Më datë 08.02.2022, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, rreth orës 07:50, është gjetur nga bashkëshorti i saj, në banesë, dyshohet e vetëvrarë me mjet prerës (thikë), shtetasja V. M., 50 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel