Njëri hidhte mbetjet me kamionçinë, dy të tjerët e ruanin/ Arrestohen në flagrancë tre persona në Farkë

08/02/2022 11:22

Finalizohet operacioni policor i koduar “Farka”, për goditjen e krimeve mjedisore.

Policia në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se tre shtetas hidhnin mbetje inerte në zonën e Lapidarit në Farkë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Farka”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– I. F., 28 vjeç, F. K., 38 vjeç dhe Nj. S., 57 vjeç, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve” kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Nj. S. transportonte mbetjet inerte me një mjet kamionçinë, ndërsa dy shtetasit e tjerë mbikëqyrnin hedhjen e tyre, në ambientin e siguruar nga shtetasi I. F., në zonën e Lapidarit, në Farkë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamionçina me të cilën transportoheshin mbetjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel