VIDEO/ Ndjekje e frikshme në det, peshkaqeni 4 metra i gjatë terrorizon sërfistin në Kaliforni
Izraeli paralajmëron iranianët të mos udhëtojnë me tren, duke thënë se kjo “rrezikon jetën tuaj”.
Të hënën, Donald Trump kërcënoi me “shkatërrim të plotë” të infrastrukturës iraniane, duke paralajmëruar se SHBA mund ta godasë Iranin “brenda një nate”. “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, nëse nuk ka marrëveshje”-ishte kërcënimi i Trump.
Trump i ka dhënë Iranit një afat deri në orën 20:00 EDT të së martës (00:00 GMT / 01:00 BST të mërkurën) për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Por afatet e tij kanë ndryshuar edhe më parë.
Ndërkohë, Irani thotë se ka refuzuar zyrtarisht një propozim të SHBA për armëpushim, raportojnë mediat shtetërore – duke publikuar njëkohësisht një listë kërkesash. Forcat e Gardës Revolucionare deklaruan në televizionin shtetëror se sulmet e tyre hakmarrëse do të shtrihen përtej Lindjes së Mesme nëse SHBA-ja shkel vijat e kuqe të Teheranit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi këtë mëngjes se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, ndërsa afrohet afati i vendosur prej tij në orën 20:00 (me kohën lindore) për Iranin që të hapë Ngushtica e Hormuzit. Pas këtyre deklaratave, shumë ligjvënësish demokratë në Kongres kanë bërë thirrje për aktivizimin e Amendamenti i 25-të, i cili lejon largimin e presidentit nga detyra nëse ai konsiderohet i papërshtatshëm për të ushtruar funksionin.
Shtëpia e Bardhë deklaroi se Presidenti amerikan, Donald Trump, është “i vetmi” që e di se çfarë do të bëjë lidhur me situatën në Iran. Deklarata vjen pas komenteve të Trump dhe të zëvendëspresidentit J.D. Vance, duke lënë pak detaje për publikun dhe mediat.
18:58 Sulmet izraelite ndaj Hezbollahut në Liban, mbi 1500 viktima dhe 4800 të plagosur në 5 javë
Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë 1,530 persona që nga fillimi i luftës midis Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe Izraelit më 2 mars, tha Ministria e Shëndetësisë të martën. Numri përfshin 102 gra, 130 fëmijë dhe 57 personel mjekësor të vrarë dhe 4,812 të plagosur që nga përshkallëzimi i fundit që filloi pesë javë më parë.
Pas interpretimit të komenteve të J.D. Vance në Hungari, Shtëpia e Bardhë mohon çdo sugjerim se po konsideron përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit. Zëvendëspresidenti Vance deklaroi: “Jam i bindur se do të marrim një përgjigje, pozitive ose negative, deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme lidhur me ultimatumin ndaj Teheranit”.
10:52 Përfundon alarmi, rihapet ura që lidh Arabinë Saudite me Bahreinin
Është rihapur lidhja e vetme rrugore mes Arabisë Saudite dhe Bahreinit, pasi ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie gjatë sulmeve ajrore iraniane.
Ushtria izraelite tha se kishte goditur një tjetër strukturë petrokimike në Iran të hënën në mbrëmje, duke thënë se ishte “një nga të paktat struktura të mbetura” që përdoren për të prodhuar materiale për raketa balistike.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i paaftë për të ushtruar detyrat e tij, sipas një memoje diplomatike të cituar nga The Times.
11:32 Sulme me dronë gjatë natës në Liban, të paktën tetë të vrarë
Në Liban, të paktën tetë persona u vranë në sulme ajrore dhe me dronë gjatë natës, raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e vendit.
Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se mbi 14 milionë iranianë janë shprehur të gatshëm të sakrifikojnë jetën në mbrojtje të vendit, në rast të një pushtimi tokësor nga SHBA ose Izraeli.
Kriza aktuale energjetike, e shkaktuar nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, është më e rrezikshme se çdo krizë e mëparshme, tha Fatih Birol, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), në një intervistë për gazetën Le Figaro.
08:26 Sulmi ajror iranian në bazën ushtarake të Kuvajtit, pesëmbëdhjetë amerikanë u plagosën
Agjencia amerikane e lajmeve CBS raportoi se “15 amerikanë” u plagosën në një sulm me dron iranian në bazën ajrore Ali Al Salem në Kuvajt gjatë natës, duke cituar dy zyrtarë amerikanë.
08:10 Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Mos përdorni trenat, jeni të rrezikuar
Ushtria izraelite u bëri thirrje qytetarëve në Iran të shmangin udhëtimin me tren dhe qëndrimin pranë linjave hekurudhore, duke paralajmëruar për rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e tyre.
Forcat e armatosura të Iranit i’u përgjigjën deklaratave kërcënuese të presidentit amerikan Donald Trump, duke i cilësuar ato si “retorikë arrogante” dhe “kërcënime të pabaza”, ndërsa tensionet mes dy vendeve vijojnë të përshkallëzohen.
07:23 Donald Trump kërcënon Iranin me bombardime masive: Mund ta shtypim brenda një nate
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin për një përshkallëzim të menjëhershëm ushtarak, duke deklaruar se SHBA mund ta “shtypë” vendin brenda një nate, nëse nuk ka një marrëveshje për paqe.
Top Channel