Pronari i një lokali në Elbasan është arrestuar pasi kishte vendosur lokalin në dispozicion për lojëra fati.

Gjithashtu janë vënë në  hetim 10 klientë në lokal.

Pronari është identifikuar A. P., 57 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ndërsa personat nën hetim ishin V. T., D. S., M. G., Sh. H., P. B., S. D.,  A. B., K. C., B. K. dhe B. L., klientë në lokalin e shtetasit A. P..

Në cilësinë  e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa, zare, letra bixhozi, lekë dhe sende të tjera.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel