Kjo e sotmja është një ditë e mbushur me lëvizje diplomatike që synojnë uljen e tensionit mes Rusisë dhe Ukrainës dhe vendosjen e vijave të kuqe ndaj presidentit Vladimir Putin. 

Nga Kievi, i dërguari i Top Channel, Muhamed Veliu raportoi në edicionin e lajmeve të orës 12:00 se këto përpjekje diplomatike, synojnë sa të jetë e mundur, bindjen e presidentit Putin për të hequr dorë nga tentativa e tij e mundshme për pushtimin e vendit nga Rusia.

Veliu tregoi se presidenti francez Emmanuel Macron viziton sot Kievin, ndërsa pasdite Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Diplomatët perëndimor në Kiev i thanë Top Channel se takimet me Putin zhvillohen për t’i çuar ballë për ballë mesazhin se do të kesh pasoja nëse ndërmerr një hap të tillë.

Duke folur për popullaritetin që gëzon presidenti Putin në Ukrainë dhe anëtarësimi në NATO i Ukrainës, gazetari Muhamed Veliut tha se në “tetë vitet e fundit pas pushtimit të Krimesë dhe konfliktit në lindje të Ukrainës, popullariteti i Putin ka pësuar kuota tejet të ulëta. 60 për qind e ukrainasve mbështesin aderimin në NATO”.

Nga Kievi, ai shpjegoi se përse ky angazhim i tanishëm i Rusisë me trupa për të realizuar atë që i frikësohen të gjithë: pushtimit të Ukrainës.

Zanafilla është një editorial i presidentit Putin në qershor 2021, ku ai thekson se Ukraina nuk është një shtet i pavarur dhe se është pjesë e Rusisë. Kjo u shoqërua me shtimin e trupave ushtarake në lindje të Ukrainës në rajonin e Donbas gjatë verës së shkuar, të cilat u tërhoqën më pas. Ndërsa situata e tanishme lidhet me kërkesat e shtuara të qeverisë së Ukrainës për tu anëtarësuar në NATO. Kësaj i trembet Rusia. E në të tilla kushte, kur NATO mund të mbërrijë në kufijtë e Rusisë, presidenti Vladimir Putin ndërmerr në formë presioni angazhimin e më shumë se 130.000 forcave ushtarake në kufi me Ukrainën“, raportoi gazetari Muhamed Veliu nga Kievi.

Top Channel