Tre persona që po transportonin drogë me makinë janë arrestuar në Durrës në kuadër të operaionit “Qerreti”.

Të tre të arrestuarit janë me precedentë kriminal, dy prej tyre të dënuar në Itali për trafik droge.

Rreth shtatë kilogramë kanabis janë sekuestruar.

Policia u informua në rrugë operative se disa persona shtetas në Qerret kishin lëndë narkotike dhe do ta transportonin atë në drejtim të Durrësit.

Të arrestuaruit janë: Muhamet Balla, 35 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; Marsid Buja, 55 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; Pashk Lala, 57 vjeç, banues në Jubë, i dënuar më parë për vjedhje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, makina dhe tre aparate celulare.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjuqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Top Channel