Kinezët nxjerrin testin e ri të koronavirusit: PCR me rezultatin në 4 minuta!

08/02/2022 14:27

I saktë si PCR-ja dhe me rezultat që del brenda vetëm 4 minutash: shkencëtarët kinezë kanë krijuar një test të ri të koronavirusit, i cili sipas tyre është edhe i saktë, por edhe super i shpejtë.

Testet PCR konsiderohen deri tani si më të besueshmet për identifikimin e sëmundjes, por ato kërkojnë shumë kohë. Disa shtete janë përballur me vonesa në një kohë kur kërkësa për teste ka qenë shumë e lartë, për shkak të përhapjes së shpejtë të Omicronit. Hulumtuesit e Universitetit Fudan në Shangai pretendojnë se kanë gjetur zgjidhje.

Në një artikull të publikuar në revistën, Nature Biomedical Engineering, ekipi ka thënë se sensori i tyre mund të zvogëlojë kohën e kryerjeve të testeve laboratorike. Në testimin e tyre janë përfshirë kampionë të 33 personave të infektuar në Shangai. Sipas artikullit, rezultatet janë përshtatur në mënyrë “perfekte” me testet PCR. këto teste, përveç se janë më të ngadalta, ato kërkojnë edhe infrastrukturë laboratorike.

Deri më tani, SHBA-ja, që ka rreth 330 milionë banorë, është shteti që ka regjistruar më shumë shumti vdekje nga COVID-19. Gati 64 për qind e qytetarëve në Shtetet e Bashkuara, janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa 42 për qind kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Top Channel