Stuhia dëmton serat në Divjakë. Dëmtohet një sipërfaqe e madhe me të mbjella

08/02/2022 15:13

Përkeqësimi i motit mbrëmjen e së hënës u shkaktoi dëme fermerëve në Divjakë. stuhia që solli shi dhe erë të fortë dëmtoi serrat diellore duke u grisur plastmasin rrethues.

Serrat e dëmtuara kapin një sipërfaqe dhe konsiderueshme dhe kosto për këto dëmtime është me e larte pasi shume serra sapo ishin ndërtuar.

Veç plasmasit të serrave dëmtime kane pësuar dhe bimët që nuk përballojnë dot temperaturat e ulëta.

E marta ka qenë një ditë e mundimshme për të gjithë sepse po punohet në garë me kohën për të shpëtuar çfarë i ka rezistuar depërtimit të ftohtit në serra.

Top Channel