Bruno u shpreh sot në “Për’puthen” se është menduar gjatë dhe do të fokusohet te Florjana.

Ai rrëfeu pasiguritë që ka ndjerë ditët e fundit, pasi njohja me Mikelën dhe Efin nuk shkoi mirë dhe madje tha se ka menduar të largohet nga emisioni. “Dhe prindërit këtë gjë më kanë thënë, mendova se nëse nuk mund të përputhem le të bjerë përgjegjësia mbi mua dhe më mirë të iki”, u shpreh konkurrenti.

Por, gjatë takimit, ai i tha Florjanës se vërtet e pëlqen dhe do ta njohë më shumë, ndërsa kjo e fundit i tha “nuk të lë të ikësh”.

Florjana: Më pëlqejnë meshkujt që bëjnë për mua

Bruno: Nëse unë bëj diçka, i bie që del nga studio…

Florjana: Unë nuk jam si ato që bërtasin dhe bëjnë kot sikur kanë interes, ndërkohë që nuk kanë

Bruno: Unë jam në një moment që nuk e di ku jam. Kanë kaluar shumë situata. Ndoshta duhet të punpj pak me veten

Florjana: Unë nuk i kam qejf gjërat e shpejta, se siç vijnë ikin. Dua t’i marr gjërat avash avash

Florjana: Ti je shumë i mirë Bruno. Po të mërziti njeri, më thuaj

Episodi i sotëm u mbyll bukur me një kërcim sensual nga Bruno dhe Florjana.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel