07:27
Komandantët e lartë rusë mbërrijnë në Bjellorusi, sot nis stërvitja ushtarake
Të mërkurën në Bjellorusi mbërritën komandantët e lartë ushtarakë rusë. Ata do të mbikëqyrin 30,000 trupa ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake 10 ditore me ushtrinë bjelloruse, në atë që shihet si shfaqja më e fundit e forcës së Moskës, përgjatë kufirit me Ukrainën. Rusia ka dërguar për stërvitjen në Bjellorusi dy sisteme raketore tokë-ajër, S-400 dhe avionë të shumtë luftarakë. Gjenerali Valery Gerasimov, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, do të drejtojë stërvitjen që nis të enjten.