Top Story/ Përdorimi i gabuar i fjalëve të huaja po shtrembëron kuptimin e shqipes

09/02/2022 22:52

Një problem tjetër që po cënon fjalët e fjalën shqipe është moslakimi i emrave. Ky është një shtrembërim i natyrës së vetë gjuhës. Pra edhe një herë në përdorim fjalë shqipe, por duke i shtrembëruar ato sipas variantit të anglishtes.

“Dëmi tjetër është në morfologji, sidomos emri po dëmtohet shumë. Rama takon Merkel. Spak fillon nga puna. kur në fakt duhej Rama takon Merkelin dhe spaku fillon nga puna. Lakohet emri. Eshtë në natyrën e shqipes” u shpreh Rami Memushaj, gjuhëtar

“Pritje e Bufon, po duhet thënë pritje e Bufonit. Ne themi që mbrëmë pashë Hamletin e Shekspirit jo Hamlet të Shekspir. Shqipja i lakon emrat”u shpreh Edmond Tupja, gjuhëtar

Në pamje të parë kjo duket një çështje e parëndësishme. Bombardimi më lajme dhe informacion t ëvazhdueshëm sot na ka bërë që të dëgjojmë dhe të lexojmë përciptazi. Pa u thelluar në kuptimin e fjalive. por nëse do të ishim të vëmendshëm lakimi ose mos lakimi i emrave ndikon shumë në kuptimin që merr e folura jonë.

“Trump i tha Putin se kjo do rregullohet. Trumpi i tha Putinit apo Trampit i tha Putini se kjo çeshtje do rregullohet? Sdo merremi vesh pa lakuar emrat. Përkthyesit do bëhen lëmsh” u shpreh Edmond Tupja, gjuhëtar
Nga ana tjetër duke përkthyer nga anglishtja në mënyrë mekanike ne kemi prishur strukturën e gjuhës shqipe në përdorimin e përemrave.

“Dëgjohet në lajme që presidenti dhe bashkëshortja e tij. Nuk ka në shqip bashkëshortja e tij. Mjafton të themi bashkëshortja dhe dihet që është e atij” u shpreh Emil Lafe, gjuhëtar

“Ka ardhur Petriti me gruan, ska nevojë të themi me gruan e tij. Ose me vajzën, me djalin, etj. Ata që përkthejnë e përkthejnë shabllon dhe tani është përhapur përdorimi i këtij përmeri që në shqip nuk është i natyrshëm” u shpreh Emil Lafe, gjuhëtar
Këto deformime në përdorimin e gjuhës nuk na bëjnë përshtyoje në jetën e përditshme. Por ato janë thelbi i të folurit dhe i të menduarit shqip.

Top Channel