‘Kam ndjekur terapi me psikolog’/ Laureta në takim e parë, Bledi e bën të harrojë të shkuarën e errët!

09/02/2022 18:44

Ditën e sotme në emisionin e dashurisë ‘Përputhen’ u transmetua takimi i parë i Lauretës me Bledin.

Dyshja u panë tejet të afërt me njëri tjetrin dhe nuk kanë munguar as emocionet. Laureta është përfolur për të kaluarën e saj rreth 4 vite më parë, ku ra në prangat e policisë kosovare pasi u kap me tre persona që akuzoheshin për vrasje të kryera jashtë vendit.

Që kur u bë pjesë e programit, u komentua shumë për të shkuarën e errët, ndërsa nuk kanë munguar as komentet në takimin me Bledin, në lidhje me këtë ngjarje. E prekur dhe me zërin që i dridhej, ajo u shpreh se e ka përjetuar keq për shumë vite këtë situatë, ndërsa thotë se Bledi e bëri të ndihej shumë mirë në takimin e tyre të parë.

Pjesë nga biseda:

Luareta: Dua një shans të dytë, dua dike pranë vetes, nuk jam tip që besoj në shpresa, se gjthm jam e tradhëtuar!

Bledi: Kurrë mos thuaj kurrë!

Laureta: E kam përjetuar për shumë vite, dhe e kam pasur si ngarkesë psikologjike. Kam bërë edhe terapi, është kjo që historia ime u bë shumë bujë dhe portale, shumë skandaloze. Duke pasur parasysh edhe anën familjare.

Arjan Konomi: Sa ka të bëjë prezenca e një djali në krahun tënd?

Laureta: Shumë, kam nevojë të jem me paqe me mirëkuptim ose të gjej dikënd që do shohi zemrën time dhe jo pamjen e jashtme apo të kaluarën tënde!

Bledi: Zakonisht i kemi pak të keqe që paragjykojmë gjërat pa i ditur. Ka pas mesazhe që më kanë shkrujt, njerëz që më kanë shkruar për të kaluarën e saj, nëse s’më pengon e kaluara e saj. Por përderisa nuk e njeh një njeri s’mund të japësh një mendim ose të paragjykosh! Koha do të tregoj diçka, edhe ajo është këtu brenda për të fshirë atë të kaluarën e saj dhe të reagojë kjo që është. Është komplet ndryshe nga ajo që shkruhet në portale.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel