Kroacia tërheq dizajnin e monedhës 1 euro prej konfliktit të plagjiarizmit (fotot)

09/02/2022 16:46

Skandali nisi kur logo e zgjedhur në konkurrimin që shënon hyrjen e vendit në eurozonë dukej e njëjtë me imazhin e një fotografi të botës së egër.

Banka kombëtare e Kroacisë kishte njoftuar tenderin e dizajnit të monedhës një-euroshe të vendit por një skandal plagjiarizmi solli tërheqjen e një prej konkurrentëve.

Teksa Kroacia përgatitet të integrohet në monedhën evropiane në vitin 2023, javës që shkoi u prezantuan fituesit e dizajnit të monedhave të reja euro të vendit ballkanik.

Konflikti nisi rreth një logoje ku shihet një kunadhe ballkanike, ose ndryshe zardafi, që rri mbi një degë peme, në një imazh shumë të ngjashëm me foton e britanikut  Iain H Leach, çka solli akuza plagjiarizmi.

Imazhi supozohej t’i bënte homazh monedhës aktuale të Kroacisë, kuna, e cila e merre emrin e saj pikërisht nga kjo lundërz karnivore, lëkura e së cilës përdorej në formë valute në koherat mesjetare.

Pas zhurmës së krijuar, propozuesi i imazhit tërhoqi dizajnin duke cituar si arsye “atmosferën e pakëndshme të krijuar në media dhe në rrjetet sociale”.

Fotografi Leach vlerësoi tërheqjen e imazhit nga dorëzuesi.

“Unë nuk do të padis askënd. Është marrë vendimi i duhur dhe për mua mbyllet këtu,” tha ai për mediat kroate.

Mes të tjera dizajneve fituese përfshihej një me hartën e Kroacisë, atë me shpikësin e njohur  Nikola Tesla, apo me mbishkrimet glogolitike, që njihen si alfabeti më i vjetër sllav.

Nga 27 vendet e BE, 19 po përdorim euron si valutë.

Në një sondazh të vitit 2021 tregohej se kroatët janë të ndarë thuajse në mënyrë të barabaratë për kalimin në monedhën euro, prej frikës se do të shkaktojë inflacion.

FOTO GALERI
1/3
Banka kombëtare e Kroacisë kishte njoftuar tenderin e dizajnit të monedhës një-euroshe të vendit

Top Channel